Europa League Flamurtari kualifikohet ne raundin e dyte

Flamurtari arrin kualifikimin e pritshëm, por ja pa frikësuar tifozët kuqezinj, me humbjen 1-2 të pësuar në Vlorë kundër Buducnost. Avancojnë në raundin tjetër të besuarit e Maganit, falë rezultatit të përgjithshëm 4-3, por loja e vlonjatëve këtë herë la për të dëshiruar, sidomos në pjesën e dytë. Magani e kishte orientuar skuadrën në sulm dhe Flamurtari provon shumë shpejt të impenjojë portierin e Buducnost, por ofensiva vlonjate ndalet nga asistenti i garës në minutën e 11, kur Xhafaj devijon në rrjetë.
E megjithatë vetëm 20 minuta lojë i duhen Flamurtarit të sigurojë kualifikimin. Një kombinim Sakaj-Xhafaj nxjerrin përballë portierit Shehaj. Sulmuesi i ri ashtu si në ndeshjen e parë tregohet i qetë dhe shënon golin e avantazhit. Vlonjatët tashmë kontrollojnë dhe mbajnë larg kundërshtarin, duke mos rrezikuar asgjë. Kuqezinjtë tregohen agresivë në gjysëmfushën e tyre, ndërsa një tjetër herë ndalen nga asistenti, që anullon golin e Shehajt.
Por gjithçka ndryshon në pjesën e dytë, kur skuadra e Maganit i lejon malazezëve të luajnë topin. Buducnost bëhet më kërkues dhe vendos në vështirësi një prapavijë jot ë pakapshme të Flamurtarit. Boskoviç vepron bukur brenda zonës dhe mposht Moçkën me një goditje të kalibruar në minutën e ‘72. e madje rrezikojnë shumë vlonjatët sepse në harkun e 5 minutave pësojnë edhe golin e dytë.
Brahja ndërhyn keq në zonë dhe është 11 metërsh që Boskovic e shndërron vetë në gol. Me drithërimat e minutave të fundit Flamurtari kualifikohet në raundin e dytë të Europa League, e tashmë përballë do të ketë cekët e Jabloneç.
Eno Skarço