E Shtunë, 31 Tetor 2026

Europa Lige Flamurtari e Vllaznia luajne ndeshjet e kthimit

Flamurtari dhe Vllaznia thirren sot në çështje për të prekur kualifikimin për në raundin e dytë të Europë Ligë. Shkodranët kanë misionin më delikat, sepse goli i transfertës malteze mund të mos mjaftojë. Shkodranët kanë favorin se luajnë në “Loro Borici” dhe do të kenë mbështetjen e tifozerisë së zjarrtë shkodrane.

Tekniku Mirel Josa ka bërë të ditur se nuk do të bëjë ndryshime të mëdha në krahasim me ndeshjen e parë, por priten lëvizje strategjike në mesfushë ku Birkirkara forcën kryesore. Goli i Xhevahir Sukajt vlen shumë në 90 minutat e kthimit, që startojnë në orën 19:00 në Shkodër, ku të gjithë presin kualifikimin.

E njëjta situatë është edhe në Vlorë, por Flamurtari ka komodidetin e suksesit 1-3 në Malin e Zi kundër Buducnost. Kuqezinjtë nuk mund t’i lejojnë vetes asnjë gabim, ëpr të mos hapur më kto një ndeshje ku kualifikimi duket i sigurtë. Skuadra e Maganit mbetet e përqendruar, pavarësisht suksesit të parë, kështu që në sfidën e orës 16:30 vlonjatët do të kërkojnë të arrijnë kualifikimin në raundin e dytë me një tjetër fitore.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›