E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Koreja e Jugut organizon lojerat olimpike 2018

Pyeongchang e Koresë së Jugut ka befasuar Mynihun, duke fituar të drejtën e organizmit të Lojërave olimpike dimërore në 2018, në votimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Presidenti, Jacques Rogge, ka shpallur kandidaturën fituese pas vetëm 1 raund votimi. Pyeongchang ka marrë 63 vota ndaj 25 për Munich, ndërsa vetëm 7 vota për francezët.

Kjo do të jetë edhe hera e parë që një qytet korean mirëpret Lojërat dimërore dhe hera e tretë që ato zhvillohen në Azi. "Jemi shumë të kënaqur që fituam të drejtën e organizimit të lojrave dimërore 2018. në garë për 10 vjet për të mirëpritur lojrat ne kemi mësuar shumë nga familja Olympike dhe e kemi përmirësuar kandidaturën tonë çdo herë," ka thënë presidenti organizator Cho Yang-Ho.

Por suksesi i koreanëve ka sjellë zhgënjimin në Mynih. mijëra njerëz ishin mbledhur për të ndjekur direct shpalljen e kandidaturës fituese, por kanë pësuar zhgënjimin e fortë, kur fitues nuk ishte Mynihu. "Është një turp që nuk ja dolëm por shpresojmë ta bëjmë në 2022” është shprehur një prej tyre. Pyeongchang ka dështuar dy herë në kandidaturat e mëparshme, duke humbur ndaj Vancouver të Kanadasë për Lojrat e 2010 dhe Sochi për 2014.

Eno Skarço

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›