Mourinho bllokon David Luiz
David Luiz duket se është mollë e ndaluar për Barcelonën. Trajneri portugez siguroi se 26-vjeçari nuk është në shitje dhe se do të refuzojë çdo ofertë për të, pasi në projektin e tij David Luiz ka një rol shumë të rëndësishëm.
“Nuk ka asnjë shans që të largohet. Është një futbollist që duam ta mbajmë dhe që ka edhe katër vjet të tjera kontratë”, ka thënë tekniku portugez për mikrofonin e “Bt Sport”.
Jose Mourinho i thur elozhe qëndërmbrojtësit brazilian, i cili nuk e ka fshehur dëshirën për tu veshur blaugrana: “Nuk ekziston mundësia që David Luiz të largohet. Ai është një futbollist të cilin dëshirojmë ta mbajmë, pasi na pëlqen shumë, pastaj të mos harrojmë se ka edhe katër vjet kontratë me klubin. Nuk ka çmim që mund të na bindë për ta shitur.”
Sipas lajmeve të fundit, Chelsea nuk pranon ta shesë ish mbrojtësin e Benfikës për më pak se 50 milionë euro, shifër që sipas Barçës është e ekzagjeruar. Pavarësisht dëshirës së qendërmbrojtësit, duket qartë që Çelsi as që dëshiron të hyjë në bisedime. Në këto kushte Barcelona duhet t’i hedhë sytë tjetërkund për të gjetur atë që kërkon.
Teniku portugez foli edhe për një afrim të mundshëm të Samuel Eto-s duke u shprehur se ai do të ishte shumë i lumtur të ribashkohej sërisht më të, por ai tha se do të pres se çfarë do të ndodh në merkato.