E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas ishte detyruar te mbetet

Ylli i Arsenalit Cesc Fabregas ka theksuar se nese do te varej prej tij ai do te kishte siguruar transferimin ne Barcelone gjate veres.

Mesfushori spekulohej me kalim te gjiganti katalan gjate afatit kalimtar te veres kur te dy palet ishin te interesuara te arrijne marreveshje. Mirepo fushata e perforcimeve u mbyll javen e kaluar dhe Fabregas mbeti ne Emirates Stadium.

Fabregas anetar i ekipit te Spanjes qe fitoi Kampionatin boteror 2010 ne Afriken e Jugut ka pranuar se qendrimi i tij ne Arsenal eshte per shkak te kokefortesise se klubit dhe refuzimit te diskutojne rreth nje marreveshjeje me rivalin spanjoll. Barcelona beri ate qe mundi per te me transferuar por Arsenali me tha se duhet te mbetem andaj nuk kishte asnje menyre per largimin tim.

Ne fund eshte dashur te mbetem por permbajtja e bisedes time me Arsene Wengerin do te mbetet private tha Fabregas per te perditshmen angleze Daily Mail. Fabregas tani per tani mbetet ne Arsenal mirepo duket vetem ceshtje kohe para se Barcelona ta ktheje ate ne Nou Camp prej ku ishte larguar ne moshen 16 vjec. Gjiganti katalan eshte optimist ne transferimin e Fabregasit per vitin e ardhshem dhe ka lene te lire fanellen me numrin 4 per ardhjen e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›