E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas, në dyshim për Porton

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas mund të mungojë në ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Portës për shkak të një lëndimi të gjurit që pësoi në fitoren ndaj Burnleyt, të shtunën.

Ylli spanjoll shënoi golin e parë në fitoren 3-1, por të dielën ishte detyruar t’iu nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të përcaktuar dëmtimin.

“Nuk e dimë ende se për çfarë lëndimi bëhet fjalë. Duhet të presim deri të hënën, e pastaj do të vendosim nëse mund të luajë të martën”, tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›