E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas nuk shitet

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 19:33

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger u është përgjigjur spekulimeve të freskëta, të cilat e dërgojnë mesfushorin Cesc Fabregas drejt Barcelonës. Sipas zërave që qarkullojnë, klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me futbollistin për një kontratë e cila do të zgjat deri në vitin 2016, nga qershori i këtij viti.

“Unë kam sens të mirë për humor, por nuk e kuptoj këtë shaka. Nuk mund ta di se si njerëzit mund të flasin gjëra të cilat ne nuk i dimë. Ne kemi kontratë me lojtarin dhe do t’ju informojmë nëse do ta shesim atë. Për momentin, ne nuk e shesim asnjë lojtar”, tha trajneri francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›