E Shtunë, 31 Tetor 2026

I rëndësishëm për Tottenham

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 19:35

Menaxheri i Tottenham, Harry Redknapp, e konsideron të rëndësishëm përforcimin e ri, David Beckham, e jo vetëm sa për t’i shitur fanellat e tij dhe për të përfituar në aspektin ekonomik.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet për ta pritur atë. Beckham nuk vjen për ta mbushur stadiumin ose për të na ndihmuar në shitjen e më shumë fanellave. Por, ai është një lojtar i rëndësishëm që mund të na japë kontribut të madh. Ndër të tjera, ai është një shembull për të rinjtë se si duhet të punohet. Djelmoshat duhet të marrin shembull nga ai për ta pasur një karrierë të gjatë”, theksoi Redknapp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›