E Shtunë, 31 Tetor 2026

Premier, humbin te mëdhenjtë

Çelsi i Karlo Ançelotit vazhdon ne rënie te lire edhe ne javën e 22 te premier ligës angleze, ndërsa tani mund te thuhet me siguri lamtumire titull. Kampionet ne fuqi te Anglisë ne vështirësi prej 9 përballjesh pësuan një humbje turpëruese ne Molino Stadium nga Uollverhmton i vendit te fundit, me rezultatin 1-0. Mjaftoi një autogol i Bosingva qe ne minutën e 5 për te çuar ne ferr londinezet te cilët tashme e shikojnë veten 9 pike larg kryesuesit te Mancester United, ndërsa situata duket e pashprese jo vetëm për mbrojtjen e titullit, por edhe për një vend ne Champions sezonin e ardhshëm. Nate e erret edhe për Liverpul te Roi Hoxhson i cili pësoi humbjen e radhës ne fushën e Blekburn me rezultatin 3-1. Golat për vendasit u shënuan nga Benxhani, dopiete e tij dhe Olson. Golin e nderit për te kuqte ne sezonin me problematik te tyre e shënoi kapiteni Stiven Xherard i cili dështoi te kthente ne gol edhe një penallti. Nuk mund te ishte një mbrëmje pozitive edhe për një tjetër skuadër e cila pretendon shume këtë sezon, Totenhem Hotspur. Skuadra e Heri Rednap, ne vend te katërt ne Premier League, u mund ne Gudison Park nga Everton me rezultatin 2-1. Vendasit kaluan shpejt ne avantazh qe ne minutën e 3 me ane te Luis Saha ndërsa Van Dervart solli barazimin provizor 8 minuta me vone. Goli i fitores për te zotet e shtëpisë erdhi ne minutën e 75 te takimit me autor Koleman. Supersfida e kësaj jave ne Emirejts mes Arsenal dhe Mancester City u mbyll ne barazim pa gola duke i dhënë mundësi kryesuesve te Mancester United te krijoje distance nga rivalet për titull këtë sezon. Topçinjtë dominuan përgjatë gjithë takimit por nuk arritën te zhbllokonin rezultatin përballë një kundërshtari ne mbrojtje e aspak ofensive si dhe fatit te keq ne rastin e dy shtyllave te prekura. Megjithatë, edhe këtë jave Roberto Mancini arriti te shpëtonte vendin e dyte ne renditjen e Premier League. Këto takime te pasionuarit e futbollit anglez patën mundësi ti ndiqnin drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën Tring.

Shpërndaje          

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›