Fiorentina, mosmirënjohëse

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 19:39
Adrian Mutu ndihet i zhgënjyer me sjelljen e udhëheqësve të klubit Fiorentina, të cilët e larguan nga ekipi pas mosmarrëveshjeve që kishin në mes vete ditëve të fundit. Futbollisti kërkonte shitjen, ndërsa Viola ishte kundër.
Për këtë, sulmuesi rumun u la jashtë të ftuarve për ndeshjen me Bolognan.
“Nuk është e vërtetë se jam fjalosur me trajnerin Mihajlovic. Presidenti Della Valle ka thënë fjalë të rënda për mua. Prisja më shumë mirënjohje nga Fiorentina për atë që e kam bërë në vitet e fundit. Nuk kam qëndruar kurrë në një klub për një periudhë aq të gjatë, por nëse nuk më duan, do të largohem”, tha Mutu.