Pianisti i ri 2010

Është viti i tretë që shoqata e pianistëve të Kosovës Bell'arte Kosova, organizon gara për pianistët e Kosovës. Garat do të fillojë sot (2 prill).
Njihemi me talentet fitues të viteve të kaluara, “Pianisti i ri” 2008 ishte Menan Bërveniku ndërsa ajo e vitit 2009 ishte Anda Kryeziu.
Këtë vit pritet të dal edhe talenti i ri i 2010.
“Këtë vit është ndërruar komplet karakteri i takimeve. Këtë vit karakteri garues ka për obligim të përfshij edhe veprat e Chopinit, me qenë se është aktual për shkak të 200 vjetorit të lindjes së tij”, shprehet Vlora Baruti, kryetare e shoqatës së pianistëve të Kosovës Bell’arte Kosova.
Sipas Barutit, gara është ekskluzivisht kosovare, më 2 prill fillon etapa e parë që është përzgjedhja e garuesve e secilit qytet të Kosovës, në shkolla publike dhe private të muzikës së Kosovës. Përzgjedhja bëhet nga profesorët e lëndëve të pianos.
Në garë mund të hyjnë talent, që nga mosha 7 deri në moshën 18 vjet, derisa janë 4 kategori. Prej secilës kategori mund të marrin pjesë nga 7 garues.
Me datë 14 prill do të mbahet një koncert pianistik i të rinjve, jo me garues por me fëmijë të tjerë, për nder të Chopinit. Ndërsa më 17 prill fillon gara në Mitrovicë, nga i cili dalin tri vendet e para për secilën kategori. Mbrëmja e fundit Grand Prix, mbahet më 18 prill në Prishtinë, ku edhe ndahen çmimet.
“Është riaktivizuar gara, të cilat janë organizuar në vitet ’70 nga profesori Fahri Beqiri. Kemi pasur dilemë në fillim meqenëse kompozitori është gjallë, megjithatë kemi menduar se është mirë që sa është gjallë të ndahet ky çmim”, shprehet Baruti.
Ndër çmimet kryesore janë: Çmimi kryesor, Pianisti i ri 2010, çmimi për nder të Chopinit dhe Fahri Beqiri, interpretimi më i mire.
“Menani edhe Anda, fituesit e viteve të kaluara, me sukseset që kanë vazhduar ju kanë dhënë shtysë edhe të tjerëve që të garojnë. Ftesat që ata kanë marrë për koncerte jashtë vendit pas kësaj, janë shtysë e fort për garuesit tjerë”, u shpreh Baruti.
Nga data 2 deri 17, do të mbahen tri koncerte solistike të Florita Raifit, në Pejë, në Gjakovë dhe në Mitrovicë.