Fabregas shtyn udhëtimin në Spanjë

Sky Sports News ka njoftuar se Barcelona ka udhëzuar Cesc Fabregasin të mbetet në Angli deri në përfundim të Superkupës së Spanjës të dielën.
Pas viteve të spekulimeve, një zëdhënës i skuadrës kampione të Evropës njoftoi të premten se transferimi i kapitenit të Arsenalit, që spekulohet se vlen rreth 35 milionë funte, do të kompletohet “brenda orëve”.
Fabregas pritej të udhëtonte drejt Spanjës të shtunën për të finalizuar marrëveshjen për rikthimin në klubin e tij të fëmijërisë para ndeshjes së Barcelonës kundër Realit në Superkupë të dielën.
Por, trajneri i Barcelonës Pep Guardiola i ka thënë mesfushorit – i cili pritet të nënshkruan kontratë pesëvjeçare dhe konsiderohet si pasardhës afatgjatë i Xavit – të anulon fluturimin për të mos e shqetësuar Arsenalin.
Fabregas nuk ishte përfshirë ne ekip për ndeshjen e xhiros së parë në Premierligë kundër Newcastles të shtunën.