Tifozë të shumtë në stërvitjen e Realit

Ndonëse nuk ishte një ndeshje e vërtetë, stadiumi Santiago Bernabeu është mbushur përplot me tifozë. Në stërvitjen e fundit, para ndeshjes së parë të Superkupës, Real Madrid ka ndjerë nga afër dashurinë e fansave të vet.
Santiago Bernabeu është mbushur pothuajse plotësisht në stërvitjen publike para ndeshjes me Barcelonën. Fansat kanë qenë në stadium për të parë lojtarët e deritashëm dhe ata të rinjtë që kanë ardhur në ekip. Reali ka pasur një para-sezon të jashtëzakonshme me një seri fitoresh dhe pret që ta vazhdojë edhe atë.