Guardiola: Fabregas ende nuk ka nënshkruar

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka deklaruar se kanë mbetur për t`u përmbyllur edhe disa detaje në mënyrë që kontrata me Cesk Fabregasin përfundimisht të nënshkruhet. Guardiola ka thënë se përmbyllja e kontratës është fare afër, por Fabregas ende nuk ka ardhur në Barcelonë.
Barcelona ka tentuar që nga viti 2009 ta kthej Fabregasin, por Arsenali ka kërkuar gjithnjë kompensim të lartë. Shuma e fundit, e cila është lakuar në mediat angleze ishte 40 milionë euro.