E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fabregas synon të shkëlqejë

Reprezentuesi spanjoll Cesc Fabregas shpreson të luajë rol të rëndësishëm për ekipin, në përpjekje për të fituar titullin e tretë të njëpasnjëshëm ndërkombëtar në Euro 2012.

“Jam optimist para Evropianit. Fizikisht ndihem mirë, kurse jam i fuqishëm në kokë. Shpresoj të jem i rëndësishëm sikurse më 2008”, deklaroi Fabregas për El Mundo Deportivo.

“Nuk do të jetë lehtë, të gjithë duan të mposhtin Spanjën sepse jemi favorit”, përfundoi ai. Spanja takohet me Italinë në ndeshjen e tyre të parë në Grupin C të dielën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›