Gjermania do ta heshtë Ronaldon

Sulmuesi i Gjermanisë, Lukas Podolski ka përkrahur ekipin e tij të ndalë yllin e Portugalisë, Cristiano Ronaldo në përballjen e tyre të parë në kuadër të Grupit B në Euro 2012 të shtunën në Lviv, Ukrainë.
“Ne duhet të jemi agresivë, ta ndalim atë nëse është nevoja edhe me ndërhyrje të ashpra. Por, një gjë është e qartë, edhe ne kemi futbollistë me potencial të madh. Ronaldo është në mesin e më të mirëve në botë dhe ne duhet ta ndalim atë”, tha Podolski për Bild.
Përforcimi i ri i Arsenalit përgatitet për paraqitjen e tij të 98-të për Gjermaninë.