Fabula e rigorozitetit gjerman
Investitorët e tregjeve financiare dhe liderët politikë gjermanë në realitet kanë pak të përbashkëta. Zakonisht të parët nuk kuptojnë përse të dytët kanë nevojë për kaq shumë kohë për të vënë në praktikë vendimet e marra gjatë krizës. Në të kundërt, të parët shpesh bëhen frymëzimi i të parëve, sapo dikujt t’i atribuohet autorësia e krizës; dhe pse duket e çuditshme, të dy palët janë dakord në një pikë: opinionin e tyre mbi politikën e bilancit gjerman. E gjykuar si e shëndoshë, kjo politikë përfaqësohet si model për të gjithë vendet e Europës Jugore që janë në borxh e nëse faktet thonë të kundërtën, askush nuk do të vërë në dyshim këtë të vërtetë të përgjithshme.
Një sjellje që i lejon udhëheqësit të Cdu-Csu-së (Bundestagut), Volker Kauder të jetë entuziast gjatë kongresit të fundit të partisë: tashmë në Europë “flitet gjermanisht”. Ky shovinizëm përmbledh më së miri politikën e kancelarit të tij. Pas shpërthimit të krizës në pranverë të vitit 2010, lajtmotivi i Angela Merkel mund të përmblidhet në fjalinë e mëposhtme: bese të gjithë do të kishin qenë kaq të aftë sa Gjermania në ekonomi, nuk do të kishte pasur probleme.
Merkelit duhet t’i njihej diçka: di të jetë mjaft bindëse. Në çdo mënyrë investitorët e tregjeve financiare i besuan kancelarit dhe ndërsa imponojnë një rritje të taksave të interesit për pothuajse të gjithë vendet e zonës euro për blerjen e letrave me vlerë të qeverisë, ja japin këto para thuajse falas ministrit gjerman të Financave.
Argumentet racionale e bëjnë të vështirë të kuptosh se si arrihet në këtë situatë. Nëse shihet më nga afër kuptohet se vende si Spanja e Italia nuk janë aq keq sa bën të mendojë rritja e taksave të tyre të interesit dhe Gjermania sigurisht nuk ka atë nivel ashpërsie që pretendon të ketë.
Në vlerësimet e tij të fundit, Komisioni Europian flet për një raport të borxhit prej 81.7% të produktit të brendshëm bruto të Gjermanisë në vitin 2011. Shumë më lart se kufiri prej 60% i parashikuar nga Pakti i Stabilitetit europian – i njëjti pakt për të cilin qeveria federale kërkon respektimin nga ana e shteteve të Europës Jugore dhe që dëshiron të forcojë. Ata që kërkojnë një shtrëngim të rregullave, do të bënin mirë t’i respektonin vetë të parët ato rregulla. Jean-Claude Juncker, kreu i qeverisë së Luksemburgut, ka të drejtë të irritohet përballë këtij paternalizmi gjerman. Spanja, për shembull, pavarësisht krizës që po kalon, është më afër Gjermanisë për rregullat e vendosura nga pakti i stabilitetit, me një borxh prej 69.6%. Edhe holandezët (64.2%) ose finlandezët (49.1%) janë kujdestarë më të mirë se Gjermania si kujdestarë të europianë të disiplinës së bilancit. E vetmja gjë që nxit sot besimin ndaj financave publike gjermane është norma relativisht e ulët e deficitit në këtë vend, pra borxhi shtesë në lidhje me rezultatet ekonomike. Fakti që kjo është më inferiore se ajo e vendeve në krizë të Europës Jugore, ka arsye të shumta – por asnjëra e lidhur me imazhin e modelit të ashpërsisë që paraqet shpesh qeveria gjermane.
Përkundrazi, Gjermania nuk kursen aspak. Kohët e fundit, kostot e buxhetit federal janë rritur dhe duhet të arrijnë 300 miliardë euro vitet e ardhshme, sipas vlerësimeve të buxhetit. Programi i ashpërsisë i miratuar vjeshtën e kaluar, ka ndryshuar pak, ashtu si rregulli i artë që gjermanët argumentojnë shpesh në Europë.
Nëse norma e deficitit reduktohet, kjo ndodh vetëm si pasojë e prirjes së favorshme të këtyre 18 muajve të fundit. Një prirje që i ka lejuar Gjermanisë të marrë të ardhurat fiskale më të larta seç ishte parashikuar e të rrisë PBB-në. Nga sa llogaritet nga borxhi shtesë, deficiti i normës së GDP-së është reduktuar, por e gjithë kjo nuk ka të bëjë me masat shtrënguese.
Ekonomia e shëndetshme në vend e shfaqur deri tani, nuk është rezultat i ndonjë rritjeje, ose në çdo rast e ndonjë rritjeje të shtetit. Made in Germany, është kaq popullore jashtë vendit falë punëtorëve gjermanë, saqë prodhojnë produkte cilësore me një kosto relativisht te favorshëm.
Aktualisht, duke bërë me arrogancë falënderimet e disiplinës së shtetit gjerman, qeveria aktuale po i shkakton mjaft dëme Europës. Në Greqi, Spanjë ose Itali, të cilat vlerësoheshin për virtytet e tyre, gjermanët tashmë konsiderohen si arrogantë që duan t’i imponojnë pjesës tjetër të kontinentit mënyrën e jetesës e të punës, por kjo situatë nuk do të vazhdojë dhe për shumë gjatë.