E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrafotografia japoneze në GAK

Galeria e Arteve e Kosovës, në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Vienë dhe me Fondacionin Japonez, më 7 kortrik, me fillim nga ora 20, hapë ekspozitën ‘Counter-PHOTOGRAPHY- Artistët Japonezë Sot’. Nga Express më 06 korrik 2011 në ora 13:52

Megjithëse një medium që me saktësi bart të dhënat e realitetit, fotografia ka edhe aftësinë për riprodhimin besnik të realitetit që mund të vihet në efekt të kundërt. Kjo karakteristikë ka rritur dëshirën për të zbuluar objekte që s’mund të shihet me sy të lirë, gjegjësisht për të fotografuar botën e padukshme.

Së këndejmi edhe ekspozita në fjalë bën përpjekje për të gjetur realitetin paralel, përmes veprave fotografike të artistëve bashkëkohorë japonezë. Ekspozita është e ndarë në dy seksione: "Të spastrosh:Një tjetër Dukje" dhe "Të kthesh:Një Tjetër Relacion".

Fotografitë që do të shfaqen në ekspozitë nuk janë të destinuara që të shërbejnë si dëshmi të dokumentuara për ndonjë realitet të veçantë. Përkundrazi, ato kanë për qëllim të zbulojnë një aspekt të realitetit që është bërë i padukshëm, dmth, "shpirtin". Prandaj, veprat paraqesin një përpjekje për të paraqitur realitetin e ri dhe mënyrat alternative të të vështruarit të botës, thuhet mes tjerash në përshkrimin e konceptit të ekspozitës së fotografive të artistëve të sotëm japonez.

Kurator i ekspozitës është Mitsuda Yuri (nga Muzeu i Artit Shoto), ndërkaq artistë pjesëmarrës janë: Eikoh Hosoe, Hiroshi Sugimoto, Miho Akioka, Miyuki Ichikawa, Akiko Sugiyama, Chie Yasuda (për seksionin e parë) dhe Eikoh Hosoe, Kazuo Katase, Hiroko Inoue, Tomoko Yoneda, Tomoaki Ishihara, Michihiro Shimabuku, për seksionin e dytë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›