E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook: Nukmbyllim, sapokemi filluar punë

LAS VEGAS- Facebook nuk do të mbyllet. Vetë rrjeti më i njohur social është detyruar të konfirmojë zyrtarisht lajmin pas përhapjes së zërave në internet se Facebook do mbyllet së shpejti.

Lajmi është përgënjeshtuar zyrtarisht jo pa humorizëm nga vetë drejtuesit e këtij rrjeti social.
“Nuk kemi marrë njoftim që ka të bëjë me mbylljen, duhet të vazhdojmë të punojmë si zakonisht”, shkruan rrjeti social në faqen e tij. Nuk mbyllim- vazhdon deklarata- sepse sapo kemi filluar”

Zërat për mbylljen e facebook më 15 mars kanë nisur nga faqja satirike Weekly World News, e cila dje përvec këtij njoftimi shkruante dhe se “alienët do të sulmojnë tokën në 2011.
Madje faqja onlinë satirike ka publikuar dhe të ashtuquajturat deklarata të themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg: “Stresi për të drejtuar këtë sipërmarrje më ka shkatërruar jetën”. Zuckerberg, sipas kësaj faqeje duhet ta kishte dhënë këtë deklaratë në një konferencë shtypi. Por në të vërtetë një konferencë e tillë nuk është mbajtur asnjëherë.
Më pas zërat për mbylljen e rrjetit social më të rëndësishëm, janë shpërndarë nga Tëitter në vetë facebook, i cili tashmë numëron 600 milionë përdorues aktivë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›