E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipoviç: Qeveriakroate të përfundojënegociatat me BE

ZAGREB- Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, paralajmëroi qeverinë e kryeministres Jadranka Kosor që do të duhet të largohet nëse ekzekutivi nuk do të arrijë të përfundojë, siç është parashikuar brenda qershorit, negociatat me Brukselin mbi anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

''Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për këtë qeveri është rritje ekonomike dhe përfundimi i negociatave me Bashkimin Evropian, që janë parashikuar dhe pritet të përfundojnë në qershor. Nëse negociatat nuk do të arrihet të përfundohen në qershor, qeveris do të duhet të marrë në konsideratë punën, qëndrimin dhe përgjegjësinë e saj për këtë'', deklaroi Josipoviç.
(m.a/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›