Bekham te Totenhemipor vetëm për stërvitje
Ish-kapiteni i Anglisë Devid Bekham iu bashkua të hënën skuadrës së Totenhemit, me të cilën do të stërvitet për një muaj, në pritje të rinisjes së kampionatit amerikan.
Mesfushori mendohej se do të ishte përforcimi i janarit për skuadrën e Herri Redknap, por për arsye që mbeten ende mister, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Bekham ka dy muaj kohë deri në fillimin e kampionatit amerikan, por ndryshe nga dy vitet e fundit, kur ai luajtur për disa javë me Milanin, këtë herë klubi i Los Anxhelos Galaksi nuk ka qenë dakord që mesfushori të aktivizohet.
Gjithsesi, ky vendim duket se lidhet pikërisht me faktin se Bekham dëmtoi tendinën e Akilit një vit më parë, kur luante me Milanin, ç’ka i kushtoi edhe mungesën në Botëror. Bekham është 35 vjeç dhe në të shkuarën ka luajtur me Mançester Junajtid, Real Madrid dhe Milan.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)