E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje, qeveria miraton legalizimet për 11 qarqe

TIRANË-Këshilli i Ministrave miratoi të mërkurën kalimin e pronësisë së parcelave ndërtimore në favor të poseduesve të objekteve informale për 11 qarqe të vendit, bën të ditur zyra për shtyp e kryeministrisë.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e kalimit në pronësi të poseduesve të objekteve informale të sipërfaqeve të parcelave ndërtimore, të zëna, sipas listës dhe planvendosjeve përkatëse.

Sipërfaqet e parcelave sipas 11 qarqeve në vend
1) qarkun e Tiranës, 97 (nëntëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 026.31 (gjashtë mijë e njëzet e gjashtë presje tridhjetë e një) m²;
2) qarkun e Durrësit, 579 (pesëqind e shtatëdhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 213 900.00 (dyqind e trembëdhjetë mijë e nëntëqind) m²;
3) qarkun e Shkodrës, 351 (treqind e pesëdhjetë e një) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 80 300.20 (tetëdhjetë mijë e treqind presje njëzet) m²;
4) qarkun e Lezhës, 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 22 831.70 (njëzet e dy mijë e tetëqind e tridhjetë e një presje shtatëdhjetë) m²;
5) qarkun e Beratit, 36 (tridhjetë e gjashtë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 049.88 (katër mijë e dyzet e nëntë presje tetëdhjetë e tetë) m²;
6) qarkun e Fierit, 277 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 66 645.90 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e dyzet e pesë presje nëntëdhjetë) m²;
7) qarkun e Korçës, 39 (tridhjetë e nëntë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 919.93 (katër mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë presje nëntëdhjetë e tre) m²;
8) qarkun e Elbasanit, 167 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 44 864.80 (dyzet e katër mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e katër presje tetëdhjetë) m²;
9) qarkun e Vlorës, 207 (dyqind e shtatë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 56 159.40 (pesëdhjetë e gjashtë mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë presje dyzet) m²;
10) qarkun e Kukësit, 33 (tridhjetë e tre) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 7 499.59 (shtatë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë presje pesëdhjetë e nëntë) m²;
11) qarkun e Gjirokastrës, 25 (njëzët e pesë) parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 11 533. 80 (njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tre presje tetëdhjetë) m².

Këshilli i Ministrave ngarkon Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për kryerjen e procedurave të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale, nga shteti te poseduesi i ndërtimit.

(da.bo/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›