E Shtunë, 31 Tetor 2026

Facebook gati per lancimin e sistemit te vet te email-it

Teknologji Mund te shnderrohet ne nje rrezik te madh per Gmail-in

Facebook pritet qe te lancoje produktin e tij te fundit te henen sistemin e shumepritur te email-it. Lancimi i nje Facebook.com nuk eshte ne vetvete nje surprize e madhe dhe projekti ne fjale i njohur ndryshe si vrases i Gmail eshte perfolur qe nga shkurti i kaluar. Por industria teknologjike beson se sistemi imeilor i Facebook-ut mund te shnderrohet shume shpejt ne nje sistem te cilit do ti referohen shume njerez ne nje te ardhme te afert duke i shkaktuar shume probleme ne kete menyre Gmail-it dhe sajteve te tjera te famshme dhe te perdorshme. Nese sic pritet Mark Zuckerberg do ta lancoje kete produkt atehere pritet edhe nje shtim shume i madh i personave qe do te behen pjese e ketij rrjeti social.

Aktualisht Google ka me shume se dy te tretat e tregut te kerkimit dhe mendohet se nuk eshte duke e marre shume seriozisht kercenimin qe vjen nga Facebook qe edhe pse ka 50 milione anetare nuk eshte i orientuar sic duhet per sa i perket biznesit dhe sherbimeve te ndryshme qe gjenerojne edhe te ardhurat e medha. Ata nuk kane asnje talent ne krye ka deklaruar nje analist i teknologjise. Facebook duhet qe te grumbulloje rreth vetes njerez te talentuar dhe mendje te ndritura dhe vetem ne nje rast te tille do te arrinte qe ti fuste friken Google-it.

Rrjetet sociale ne pergjithesi dhe ne vecanti Facebook vazhdojne qe te sfidojne motoret e kerkimit dhe kjo mund te beje qe shume shpejt te vijoje momenti qe rrjetet te sfidojne vete motoret. Keta motore jane gjenerues shume te medhenj te ardhurash dhe nese rrjetet sociale do te fusnin edhe email-et atehere nje vemendje e madhe do te zhvendosej te rrjetet sociale e si pasoje do te kishte edhe nje zhvendosje te te hollave.

Javen e kaluar Google njoftoi planet per te rritur rrogat e punonjesve te tij me 10 vitin e ardhshem nje lajm ky qe eshte interpretuar si nje perpjekje per te mbajtur pas vetes talentet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›