Gjermanet nisin rehabilitimin e sistemit te ujerave te zeza
Nyjat me problematike te kanaleve te ujerave te zeza ne Sarande kane nisur te kontrollohen dhe te rikthehen ne funksion normal fale nje projekti europian qe vepron ne bashkerendim me ndermarrjen e ujesjelles-kanalizimeve. Nyja me problematike ne hyrje te shetitores si dhe ne Rrugen e Peste ne lagjen Koder apo mbi plazhin e ri te Sarandes jane zonat ku kompania gjermane Control Canal eshte duke nderhyre me mjete te kohes dhe teknologji bashkekohore. Inxhinieri Frang Majer tregon se ky projekt i financuar nga Banka Gjermane dhe ajo Europiane shtrihet fillimisht ne 15 km kanalizime te Sarandes. Per inxhinierin gjerman Majer gjendja nuk vleresohet ekstremisht problematike nderkohe qe thote se jane te gjitha mundesite qe me teknologjine qe ata aplikojne te kapercehet perfundimisht situata ekzistuese.