E Diel, 1 Nëntor 2026

PIKLLIMI SHT SHUM PAK

Gezimin e hyrjes pa asnje pengim kufitar deri ne zemer te kontinentit europian e goditen ballazi dy ngjarje mjaft te hidhura. Nje autobus qe udhetonte drejt nje vendi te vete BE-se u shemb nen renien neper mbi njeqind metra brinje e thikte mali duke hapur vaje per nente morte dhe plagosur e gjymtuar dhjetera te tjere. Pa mbaruar kjo dhimbje pasoi edhe nje tjeter akoma me reqethese. Kater femije te varfer u mbyten naten ne nje kthine te mjerueshme pa energji elektrike prej nje zjarri tinezar i shkaktuar nga nje gjysme qiriu. Nuk ka mbetur shqiptar qe pasi e ka marre vesh kete lajm te fundit te mos kete ndjere renkim ne gjoks te mos i jene rrembushur syte apo qare me denese ne ndonje skaj te shtepise ku jeton zyres ku ben sherbimin publik apo dyqanit e firmes private ku ndodhet i punesuar. Duke mos e paragjykuar nuk jemi te sigurt nese kete gjendje shume te rende shpirterore te mbare popullit e kane kuptuar plotesisht njerezit e fuqishem te vendit ata qe kane pushtet dhe autoritet ne te gjitha majat e shoqerise sone dhe u mjafton per ta ndryshuar fatin e femijeve shume te varfer vetem nje fjale nje dalje ne televizion nje vendim partie apo bashkesie organizatash joqeveritare nje dekret kabineti qeveritar apo vendim mbipartizan strukture kuvendore nisme e nje grupi mediash apo shoqate sipermarresish kumte qendrash universitare apo gjeste nga personalitete te diaspores sone neper bote. Patjeter individualisht u ka dhembur. Kush ka pasur ne dore te bente dicka qe te mos u ndodhte ajo gjeme me siguri tani ndihet ligsht e provon brenge.

Megjithate deri keto caste disa dite pas ngjarjes askush prej tyre edhe pse ka shprehur pikellim nuk ka kushtuar qe ti jepet fund realisht varferise se femijeve. Nuk durohet uria tek ta nuk mund te tolerohet nga asnje shoqeri normale nga asnje klase politike nga asnje buxhet shteti bashkie apo komune. Nuk mund ne prag te dites se hyrjes lirisht ne pjesen e zhvilluar te kontinentit kater shqiptare vocerrake me emrat europiane Kasandra Nertila Robert dhe Vilson te humbasin jeten prej pamundesise se kushteve me minimale. Nga pergjegjesia per ate qe ndodhi si nga Gjyqi i Madh nuk mund te fshihet e shpetoje asnje prej nesh. Akti yne i pare i dhimbjes eshte forca per te ndryshuar gjendjen per te reformuar gjithcka qe shpeton femijet nga varferia cdo ligj e kod cdo menyre te deritanishme pune. Si mund te thuhet ne nje zyre qeverisjeje lokale se nuk e dinte gjendjen Per cfare jane gjithe ata nepunes bashkie apo komune kur nuk kontrollojne dot e njohin territorin e tyre Dhe ky nuk eshte ndonje mision i veshtire per shembull si te identifikojne sa kriminele kane e ku jane vendosur sa hajdute e sa vagabonde sa trafikante e falsifikatore u vertiten rrotull e cdo pune tjeter te rrezikshme por thjesht sa femije shume te varfer kane. Ne te gjithe Shqiperine kjo pune paqesore dhe me e lehta ne bote aq fort e vyer dhe shume humane te cilen po e bere ta shperblen edhe Zoti e natyra me jete te gjate nese organizohet kryhet ne vetem pak dite. Dhjetera here degjojme per grupe te ndryshme Task Force per shembull kunder pastrimit te parave por le te ngrihet edhe nje tjeter i tille per te regjistruar femijet e uritur dhe te paveshur e diku me fondet modeste te shtetit diku tjeter te njerezve te biznesit diku prej kontributit te bamiresve diku tjeter le ti shkunde ca xhepat ndonje deputet sepse cuditerisht ka disa legjislatura qe ata nuk vijne nga shtresat e thjeshta apo te uleta te popullit nga apartamente nje dhome e kuzhine e qe duke mos pasur dot nje makine personale udhetojne neper autobuse urbane apo nderqytetes. Po vijne apo po shkojne tek kamja edhe disa shoqata qe merren me fatin e femijeve apo mbrojtjen e gruas. Mes atyre qe punojne sinqerisht dhe me perkushtim patjeter e keni vene re sa jane shtuar disa portrete qe dalin perhere e me shpesh ne televizion me ne maje te gjuhes fraza te gjata propagandistike. Jane ata apo ato te shumuar nga ambiciet qe shoqaten humanitare ta perdorin si piste leshimi pa fre ne fushen e politikes.

Keni degjuar tek ne si gjithkund ne vendet normale te kete nje mense nga bashkia nga kjo kishe apo ajo xhami e madhe prej kesaj apo asaj firme te njohur sipermarrjeje

Ajo qe ndodhi pak dite me pare edhe pse hapat qe po bejme drejt Bashkimit Europian jane premtuese dhe nuk mund ti erresoje asgje na ben te papajtueshem me vete kulturen e botes se zhvilluar. Tragjedine e kater vocerrakeve te Sukthit qe ate dite kobi kishin ne arken e shtepise vetem dyqind leke e lajmeroi edhe nje gazete e madhe e Kanadase. Mirepo andej ben jete nje bote tjeter nje mendesi dhe ligje qe te denojne rende per cdo shkujdesje braktisje varferim dhune e mosperfillje ndaj femijeve. Ketu tek ne nuk mund te kuptohet se si nje prindi amerikan qe te hyje ne dhomen e femijes se vet edhe kur ky eshte pak vjecar i duhet me pare te trokase e te marre leje. Nga anet tona plot tolerance per njemije gjera te tjera as nuk mund te perfytyrohet qe nje femije te kete prej shtetit ne dispozicion nje numer te posacem telefoni ku po iu shkelen qofte edhe nje grime te drejtat mund te denoncoje edhe prindin e vet. Jemi njerez visesh te ashpra dhe megjithese me kult per familjen as qe mund ta kuptojme se si ndodhi qe ne pese apo gjashte vitet e fundit dy bashkekombes nga anet tona kur ne dy qytete te ndryshme te Kanadase ne sy te njerezve u dhane nga nje shuplake te bute femijeve te tyre per gabime te vogla qe realisht i paten kryer perfunduan ne faqet e para te gazetave me te medha te vendit dhe televizionet i bene cope e cike. Fare afer nesh ne Itali ende pulson nervoze nje proteste e gjate e nje shoqate emigrantesh shqiptare per denimin qe nje gjykate i ka dhene nje babai te mire te viseve tona i cili eshte pare duke puthur organet gjenitale te vocerrakut. Edhe pse ende tek ne ne te vertete tashme e zhdukur nga kultura e shumices ky gjest mbijeton si forme dashurie per burrin e ardhshem qe do na beka cudira te medha jo me mendte e kokes por me veglen e rendomte qe ka ne pjesen e anasjellte te trupit tek populli fqinj eshte kuptuar si pedofili. Dhe pedofili pra abuzim seksual me femijen per te gjithe boten e zhvilluar perendimore do te thote krim i lemerishem hapu burg te futesh e te mos dalesh dot.

Femijet keto krijesa te jashtezakonshme te se ardhmes por te brishta e qe kerkojne mbrojtje nga ne te rriturit duan dhe meritojne mbrojtje te jashtezakonshme edhe nga shteti e shoqeria. Jeta e humbur e kater vocerrakeve me ditevdekje ditehyrjen tone ne Europe duke na dritheruar te gjitheve ka si rrugedalje te hijshme vetem te tundemi nga vendi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›