Facebook-u nxit sherr edhe ne Permet

Facebook-u ka qenë “molla e sherrit” mes dy grupe të rinjsh në fshatin Sukë të Përmetit.
Por policia e Përmetit ka mundur të neutralizojë në kohë grindjen që mund të degjeneronte në pasoja të rënda, ku një i ri ka përfunduar në pranga, si dhe dy të tjerë ndiqen në gjendje të lirë për rrahje.
Ervis Isufaj i lindur dhe banues në fshatin Sukë të rrethit Përmet kishte goditur me grushta shtetasin me inicialet S.L, për motive të dobëta ( pse e kishte sharë në facebook”) por me ndërhyrjen e banorëve janë ndarë dhe janë larguar në periferi të fshatit Sukë për të sqaruar ngjarjen.
Menjëherë forcat e Policisë kanë shkuar në dalje të fshatit Sukë ku 7 të rinjtë, po rriheshin me njëri- tjetrin me sende të forta gurë. Me ndërhyrjen e Policisë përleshja midis tyre është neutralizuar dhe të 7 personat e përfshirë në këtë konflikt janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet ,ku disa prej tyre janë shoqëruar edhe në Spitalin e Qytetit Përmet për të marrë ndihmën mjeksore për plagët e lehta të marra gjatë përleshjes midis tyre.