Tirane/ Nis kompensimi per pronaret qe preken nga ndertimi i Unazes se Madhe
Nis kompensimi për pronarët e qytetiti të Tiranës, tokat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Qeveria ka vendosur në dispozicion 130 milionë lekë për të kompensuar, të githë pronarët që preken nga ndërtimi I Unzës së madhe në kryeqytet, për segmentin “Komuna e Parisit”-Rruga e re Tiranë-Elbasan. Përmes një kërkese të bërë zyrtarisht nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, e cila është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare vihen në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim.
Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentet përkatëse në ministrinë e Transportit. Për pasuritë për të cilat pronarët figurojnë të paidentifikuar, personat që pretendojnë pronësinë sqarojmë se nuk disponojmë informacion nga ALUIZNI dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë.
Për këto pasuri do të kërkohet informacion pranë këtyre institucioneve. Pronarët për të cilët në tabelën e publikuar nga Drejtoria e Rrugëve, është bërë shënimi “Konfirmuar nga zyra vendore ”, do të kompensohen për efekt shpronësimi pas miratimit të kërkesës për shpronësim nga Këshilli i Ministrave si dhe pasi të kenë paraqitur dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.