E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane/ Arrestohen kater persona per vepra te ndryshme penale

Forcat e policisë së Tiranës arrestuan në 24 orët e fundit, katër shtetas, të cilët dyshohen se janë përfshirë në vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë së Tiranës, forcat e Seksionit Kundër Narkotikëve arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin Gentian Visha, 27 vjeç, lindur në Dibër e banues në Tiranë, me një sasi prej 7.9 gram bimë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që, forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë ekzekutuan urdhër ndalimin për shtetasin Flamur Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të “goditjes për shkak të detyrës”.

Po nga këto forca u mundësua ndalimi i shtetasve Fatjon Jonuzi, 24 vjeç dhe Shkëlzen Baxhaku, 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë vjedhur një dyqan, ku kanë marrë një sërë sendesh dhe një shumë parash.

Aktet proceduriale ndaj tyre i kaluan prokurorisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›