Facebook,do të shtojë aplikacionet
Site i themeluar nga Mark Zuckerberg do të shtojë 60 aplikacione të reja për përdoruesit dhe i hap mundësinë programuesve që të fusin veprime të reja si psh. “Ka blerë” ose “Gatuan”.
“Pëlqej” do të jetë gjithnjë e më pak i rëndësishëm në Facebook, kompania ka deklaruar se do të shtojë 60 aplikacione për tu integruar me “Ditarin”, mënyra e re e organizimit të profilit personal të përdoruesve. Hapet rruga dhe për aplikacionet e jashtme, çdo programues do të mund të zhvillojë aplikacionet e veta e ti përdor në Facebook.
“Pëlqej” do ti shtohen veprime e folje të reja si “ Dëgjon”, “Gatuan”, “Vrapon” e çdo mundësi tjetër që një programues do të krijojë. Një mënyrë për ta bërë më social çdo aspekt të jetës, duke e ndarë automatikisht me të gjithë miqtë.
“Vizioni ynë për ditarin dhe platformën e aplikacioneve, është që çdo gjë ju doni të tregoni mbi ju, të mund ta shtoni te ditari juaj” - ka thënë Carl Sjogreen, drejtor i prodhimeve Facebook, në konferencën e prezantimit, dhe pastaj një thirrje për programuesit: “Mesazhi ynë është ndizni motorët”.
Kompania është drejt një vlerësimi në bursë, gjë që pritet të ndodhë në Maj, ose Qershor. Pritet gjithashtu që vlerësimi të jetë më i larti i të gjitha kohërave, sipas disa përllogaritjeve ndërmarrja mund të vlejë 100 miliardë dollarë.
(ar.si/BalkanWeb)