Femen kundër Indisë: ukrainaset nuk janë prostituta
Femen përsëri në protestë nudo kundër prostitucionit dhe turizmit seksual, këtë herë grupi i feministeve janë mbledhur në Kiev përpara ambasadës indiane, pas një vështirësimi të rregullave të lëshimit të vizave për femrat e vendeve të ish bllokut sovjetik për të parandaluar rrezikun e hyrjes së profesionisteve të seksit drejt Indisë.
Vendimi i Indisë për shtrëngimin e kushteve për vizat për femrat ukrainase, ruse, kazake e kirkize midis moshës 14 dhe 40 vjeç, është pritur me zemërim nga Femen të cilat kanë reaguar në mënyrën e tyre karakteristike.
“Femrat ukrainase nuk janë prostituta, e kemi thënë dhe kemi luftuar gjithnjë këtë imazh. Indisë duhet ti vijë turp që na quan prostituta e që na ofendon në këtë mënyrë. E duhet tu vijë turp edhe ministrisë së jashtme ukrainase dhe presidentit që nuk reagojnë”, - thonë aktivistet.
Manifestueset janë larguar nga policia që ka ndaluar disa syresh.
(ar.si/BalkanWeb)