Fadil Nasufi Plani im per zhvillimin e Beratit turistik

Fadil Nasufi kandidon per nje tjeter mandat ne krye te bashkise se Beratit me premtimin se qyteti do te behet nje qender e rendesishme e te gjithe rajonit. Duke i kerkuar qeverise qe te tregohet e drejte me qytetin edhe pse ai qeveriset nga opozita Nasufi premton se do te realizoje te gjitha projektet qe ka premtuar. Ne kemi 24 projekte ne fushen e turizmit te cilat fokusohen ne arritjen e qellimit per ta kthyer Beratin ne nje destinacion turistik te rendesishem- thote ai ne kete interviste per Shekullin.
Zoti Nasufi ju kandidoni per Bashkine e Beratit. Perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter
Qytetaret dhe zgjedhesit e Beratit do te votojne Partine Socialiste dhe Koalicionin Aleanca per te Ardhmen si e vetmja shprese per te rikthyer besimin tek demokracia si e vetmja mundesi per te cliruar vendin nga pengmarrja e nje qeverie te korruptuar si e vetmja rruge per te ndalur rrenimin ekonomik varferimin e shqiptareve dhe gjithe plaget qe ka shkaktuar Koalicioni i Kusarise. Me 8 Maj shqiptaret para se te zgjedhin kandidatin jane ne nje beteje per lirine e tyre per dinjitetin e tyre per voten e lire per standardet e demokracise per zhgenjimet e tyre nga kjo qeveri e Koalicionit te Turpit qe i vjedh i streson i kontrollon i sundon dhe i vret qytetaret e vet. Me 8 Maj qytetaret e Beratit do te ndeshkojne me votw PD dhe LSI mazhorancen e pazareve dhe aferave te pista korruptive qe e ka lene Beratin ne harrese. Ne nje konteks me te drejtperdrejte te pyetjes suaj une besoj se zgjedhesit socialiste demokrate te cdo krahu tjeter do te votojne kandidaturen time si perfaqesues i PS dhe i Aleances per te Ardhmen per filozofine tone te punes e te drejtimit per modelin e qeverisjes qe kemi krijuar per punen e kryer me shume sakrifice per qytetin per ndryshimet e realizuara dhe projektet e shumta qe presin te finalizohen ne te ardhmen. Ne dime ta ndajme suksesin dhe tia njohim meriten edhe kundershtarit politik nese ai eshte kontribut dhe projekt qe i sherben Beratit. Perfshirja e qytetareve ne vendimmarrje idete e reja te formesuar ne dokumentet qe na udheheqin ne rrugen e zhvillimit lidhjet e shumta dhe partneritetet me donatoret dimensioni nderkombetar qe ka fituar Berati jane ne akord me aftesite dhe eksperiencen time per te maksimalizuar rezultatin dhe produktin e punes per qytetin dhe qytetaret ne 4 vitet e ardhshme. Kam drejtuar kete qytet duke i respektuar zgjedhesit pa pyetur se ne ckrah kane votuar. Jam drejtues me integritet moral e qytetar i vendosur per zbatimin e ligjit me mendje te hapur e tolerant i paepur ne luften ndaj korrupsionit i ndjeshem ndaj njerezve dhe halleve te tyre i palekundur ne karakterin tim per te sherbyer me ndershmeri dhe qwndrestar i vendosur ne mos perzierjen time ne aferat e pista dhe perfitimet e paligjshme nga ushtrimi i detyres. Ne fjale te fundit une si kandidat qe rikandidoj jami provuar dhe i konsoliduar si drejtues si perfaqesues dhe si figure politike per qytetin e Beratit dhe me gjere. Kandidati kundershtar eshte inversi im dhe klienti i preferuar i pazarit politik PD - LSI qe u komandua nga lart dhe qe privoi nga e drejta e konkurrimit figura me perfaqesuese dhe me te spikatura te se djathtes.
Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj
Per mua si kundershtar politik fatmiresisht ka shume pika te dobeta. Per Partine e tij dhe Koalicionin qe perfaqeson fatkeqesisht nuk ka pika te dobeta por gropa te medha. Kandidati Ilir Kozma Decolli nuk ka program nuk eshte aspak i perditesuar me problemet e pushtetit vendor dhe te qytetit. Edhe vjershen qe i caktojne per ta recituar ne betejen elektorale e keqinterpreton me gjithe perkujdesjen e vecante te dy ministrave Pollo e Naco. Qytetaret e Beratit nuk mund tia besojne fatin e tyre nje drejtuesi qe ben tellallin qe shpif dhe qe ska kuraje per te dale ne debat publik me mua. Kandidati Decolli eshte sic thote populli ne kuptimin biologjik e politik Beme baba te te ngjaj.
Cili eshte plani juaj per te drejtuar Bashkine ne kater vitet e ardhshme
Ne mandatin tim te ri deviza ime do te jete qe emri dhe sfidat per Beratin te kthehen ne nje kult dhe ne nje detyrim prioritar te shtetit dhe qeverise per investime kapitale dhe zgjidhje te projekteve madhore. Nuk do te rresht se ngrituri zerin dhe ushtruar pergjegjesite e mia qe me resurset qe ka Berati me mbeshtetjen e partnereve dhe donatoreve te huaj me lobimin e gjithe miqve te shumte te qytetit dhe me vullnetin dhe perkrahjen e PS por edhe borxhin 20 vjecar qe i kane te gjitha qeverite e majta e te djathta Beratit te mundesojme realizimin e projekteve rajonale e kombetare per ndertimin e Korridorit te Boshtit te Jugut per rrugen Berat-Lushnje Berat-Fier per ndertimin e Unazes se qytetit per ndertimin e Bulevardit Kryesor dhe te Sheshit Qendror te qytetit si dhe per ta kthyer Beratin ne nje kantier investimesh ne gjithe territorin administrativ ne qender e ne periferi ne te 15 lagjet dhe ne cdo bllok banimi.
Cli eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve
Do te nenvizoja marreveshjet qe une si kryetar bashkie kam nenshkruar me donatore dhe kontrata qe jane ne implementim me financime te donatoreve. Furnizimi me uje te pijshem 24 ore me financim te Bankes Gjermane tashme ka filluar dhe eshte nenshkruar edhe paketa e dyte financiare. Po perfundon tregu industrial i financuar nga Banka Boterore dhe bashkia dhe do te vazhdoje me tej financimi per rikonstruksionin e sheshit para stadiumit Tomorri se bashku me Bulevardin e Lagjes 30 Vjetori.
fare u premtoni bizneseve
Kemi qene dhe jemi ne krahe te tyre per ti mbrojtur nga barra e rende e taksave qe u ka shkaktuar qeveria Berisha sidomos ne keto 2 vitet e fundit sepse ja u ka katerfishuar detyrimet. Ne u kemi krijuar lehtesirat e duhura bizneseve me sherbimet qe u ofrojme dhe do te jemi ne partneritet me bizneset qe ato te jene te shendetshme te motivuara per zhvillimin dhe fitim me taksa dhe tarifa te arsyeshme te diferencuara e te rajonizuara. Do u afrojme bizneseve te reja keshillim dhe orientim me qellim qe te shmangim konkurrencen e pandershme dhe shperndarjen pa kritere te tyre. Do aplikojme stimuj lehtesues per ta nxitur punesimin dhe qendrueshmerine e investimit per bizneset.
Cila eshte politika juaj per taksat vendore
Duam te na rikthehen te ardhurat vendore qe na morri me ligj qeveria dhe qe per vitin 2009 - 2011 jane 1.9 miliard leke te munguara per Beratin ose te grabitura per te mbushur arken bosh te qeverise. Duam qe qeveria te rimbursoje inflacionin dhe te gjitha kostot qe shkarkohen ne kurrizin e qytetarit dhe te pushtetit vendor nga politikat fiskale dhe rritja e cmimeve. Ne nivelin vendor kemi 3 vjet qe nuk aplikojme rritje te taksave e tarifave vendore per shkak te kostove te medha qe ka shkaktuar qeveria mbi bizneset dhe qytetaret dhe per shkak te varferise renies se fuqise blerese dhe krizes ekonomike qe po rrenon cdo dite ekonomine familjare dhe kombetare.
Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit
shte sfide dhe shqetesim kombetar. Kemi aplikuar per ndertimin e lantfildin me kompani te huaj dhe me shtrirje lokale e rajonale. E kam prioritet per zgjidhje ne kete mandate. Berati do jete projekt pilot edhe per shkak te detyrimit si qytet ne UNESCO te cilet e kane percaktuar si risk qe frenon fluksin e turisteve per Beratin.
A mendoni se pushteti vendor i ka mjetet e duhura per te realizuar keto projekte
Absolutisht jo. Duhet reflektuar nga qeveria per te reduktuar deri ne kufijte e mos ekzistences te ardhurat vendore dhe qe cdo vit ka ulur trasferten e pakushtezuar. Vec perfitimit te financave qe na takon me ligj por qe na merren me antiligj duhen burime te rendesishme financiare qe jane jashte mundesise se pushtetit vendor.
Cilat jane planet tuaja per zhvillimin e Turizmit
Angazhimi yne eshte ne rrjetezimin e qendres historike dhe ne perpjekjet tona per ta shnderruar Beratin ne nje nyje te qendrueshme te piketakimeve per veprimtari shumedimensionale me status kombetar e nderkombetar. Ne kemi 24 projekte ne fushen e turizmit te cilat fokusohen ne arritjen e qellimit per ta kthyer Beratin ne nje destinacion turistik te rendesishem ne nje qender nderkombetare te turizmit kulturor i mbeshtetur ne turizmin familjar qe ruan dhe zhvillon trashegimine e tij unike kulturore historike arkitekturore natyrore etj.
Si do ta permiresoni infrastrukturen rrugore ne sherbim te turizmit
Do vazhdojme te realizojme projektet qe kemi hartuar dhe te perditesojme planin e menaxhimit te zones historike. Qeveria te kryeje detyrat qe percakton statusi i Beratit ne UNESCO sepse sipas ritmeve te deritanishme edhe sipas deklarates se djeshme te ekspertit te PNUD Stefan Damke me indiferencen e deritanishme te Qeverise rrezikohet cregjistrimi i Beratit dhe i Gjirokastres si site te UNESCO-s. Rruga Berat - Lushnje dhe Berat - Fier jane fytyra e qeverise per Beratin. Ne do kembengulim qe te jemi konkrete ne ndryshimin e infrastruktures por edhe te imazhit te Beratit. Do punojme me moton qe Berati te meritoje shkelqimin e vlerave te tij te jete nje qytet i lakmueshem dhe i admirueshem per ne dhe ata qe e vizitojne nje qytet me jete universitare me cilesi banimi dhe jetese te larte nje qytet ne vemendjen maksimale te shtetit te donatoreve dhe te pushtetit vendor.