Mashtrimi me vizat Malaj Nuk e kam njohur kurre ate person

Nuk e kam njohur asnjehere personin qe ka mashtruar. Ne asnje periudhe nuk kam pasur asnje kontakt te drejtperdrejte apo te terthorte dhe asnje lloj komunikimi verbal ose jo me te. Ne asnje kohe dhe ne asnje rast direkt ose indirekt as personi i mashtruar nuk me ka kontaktuar - thuhet ne nje reagim te deputetit socialist Arben Malaj lidhur me rastin e arrestimit te nje gruaje qe premtonte viza amerikane duke perdorur emrin e Malajt gjate kohes qe ai ishte minister Financash ne qeverine Nano.
Ne asnje rast per asnje arsye per asnje person dhe per asnje rrethane apo motiv nuk jam perfshire kurre qofte edhe spontanisht ne ndonje premtim apo angazhim per sigurim vizash Amerikane apo te cdo shteti tjeter - tha Malaj duke shtuar Ne asnje rast asnje organ i shtetit shqiptar policia e shtetit organi i akuzes gjyqesori nuk me ka kontaktuar dhe nuk ka kerkuar ndonje sqarim nga ana ime lidhur me kete veper penale te kryer nga nje mashtruese dhe qe ka demtuar rende nje qytetare shqiptare.
Deputeti shton me tej se detyrimi im qytetar dhe politik per te ndihmuar dhe per te lehtesuar investigimin detyrimi per te dhene cdo sqarim plotesues lidhur me cdo perpjekje mashtruese duke keqperdorur statusin tim publik ndaj cdo tentative mashtruese jo vetem per viza mbetet i hapur i menjehershem dhe i pakushtezuar sado pak nga mandatet e mia publike apo imunitetet formale te lidhura me statusin e deputetit.
Nje grua qe kishte mashtruar nje cift emigrantesh duke iu premtuar viza amerikane qe do tua nxirrte ne emer te deputetit Arben Malaj ne kembim te 20 mije eurove eshte ekstraduar nga Italia ndersa ishte listuar si e kerkuar nderkombetarisht. Raimonda Asllani 46 vjece nga Tirana me banim ne Kombinat u ekstradua prej oficereve te Policise se Shtetit nga Italia pasi ishte e denuar nga Gjykata e Tiranes me pese vite burg me akuzen e mashtrimit duke i marre nje gruaje dhe bashkeshortit te saj me banim ne Athine 20 mije e 50 euro si dhe nje sasi parash prej 700 mije lekesh te reja.
Procesi hetimor dhe gjyqesor ka vertetuar se personi mashtrues nuk ka pasur asnje lidhje me deputetin Malaj dhe se emri i tij eshte perdorur per efekte mashtruese.