E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i ministrave te Brendshem Shqiperia nuk e fton Kosoven

Ministrat e Brendshem te rajonit jane takuar gjate dites se djeshme ne Durres per te diskutuar ne lidhje me krimin e organizuar dhe nderkufitar. Takimi organizohej nga ana e Ministrise se Brendshme te Shqiperise e cila mbante drejtimin e kesaj iniciative prej nje viti. Por ne kete takim Shqiperia ka ftuar te gjitha vendet e rajonit me perjashtim te Kosoves. Shkak per kete mendohet qe te jete bere presioni i Serbise e cila nuk pranon qe te marre pjese ne takime ku ftohen edhe perfaqesues te shtetit te Kosoves. Ne takim merrnin pjese ministrat e Brendshem te Shqiperise Serbise Maqedonise Bosnjes Kroacise dhe Malit te Zi. Ministria e Brendshme nuk ka dhene ndonje shpjegim per mungesen e fteses ndaj Kosoves.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›