Fadromat e policisë drejt lagjes arkeologjike
26/05/2009 Do shemben ndërtime pa leje
DURRES- Bashkia e Durrësit ka vendosur të lirojë të gjitha hapësirat e zëna me gardhe, mure, ndërtime dhe kioska në lagjen numër 1 të qytetit. Lagjja aristokratike e Durrësit e shtrirë në rrëzë të kodrës së qytetit, përballë detit dhe shumë e pasur me rrënoja e mbetje arkeologjike ka pësuar të njëjtin fat si dhe lagjet e tjera. Rrugët e rrugicat e saj janë bllokuar e ngushtuar për shkak të zënies së hapësirës publike. Inspektorati i Policisë Ndërtimore duket se nuk ka pritur përfundimin e procesit të legalizimit të banesave të përfshira në listën e pritjes. Një nga fadromat e kësaj policie si dhe efektivat e shërbimit të inspektoratit kanë shembur disa gardhe e mure betoni. Sipas bashkisë së Durrësit janë disa vendime për prishjen e disa objekteve që janë bërë pengesë në investimet publike. Shefi i Inspektoratit të kësaj policie, Ismail Hoxha, është shfaqur për të parën herë në publik që nga koha kur ai mori këtë detyrë. Ndërtimet e shumta pa leje dhe jashtë kontrolli kanë dëmtuar rëndë sistemin e lagjes, e cila tashmë nuk ka më asnjë metër 2 për ndërtimin e lulishteve, zgjerimin e rrugëve, mbjelljen e pemëve dhe drurëve dekorativ etj. bashkia ka thënë se janë disa projekte në këtë lagje të mbetura peng i ndërtimeve pa leje në hapësirat publike. Një pjesë e personave që kanë ndërtuar pa leje kanë çmontuar vet objektet duke mos i sjellë asnjë shqetësim efektivave të Inspektoratit, por në hartën e zonën së rrethuar janë shumë ndërtime që do të kenë të njëjtin fat. Pjesa e lagjes arkeologjike pritet të marrë frymë lirshëm nëse operacionit të ndërmarrë do i shkohet deri në fund. Dhjetë ditë më parë ish-kreu i inspektoratit Artan Zajmi la detyrën në shenjë proteste ndaj qëndrimeve të njëanshme të kreut të bashkisë lidhur me politikën dhe rrugën që institucioni ndjek në të tilla raste duke vepruar me më shumë se dy standarde.