E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenton të vrasë njerkun, i mori mamanë kameriere

26/05/2009  Policia arreston 20-vjeçarin nga Gosa e Kavajës

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gosë të Kavajës, ku një 20-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Latif Sokoli. Shkak për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00 në fshatin Gosë është bërë procesi i divorcit të prindërve të autorit të krimit Flamur Meci, pasi nëna e tij kishte krijuar një lidhje tjetër me Latif Sokolin, gjatë kohës që ajo kishte punuar si kameriere në një lokal në Golem të Kavajës. I ndodhur përballë këtij fakti, pasditen e të premtes dyshohet se i arrestuari për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj njerkut të tij, ka udhëtuar nga banesa e tij në Prezë në drejtim të Kavajës. Ende nuk dihet nëse kishte udhëtuar bashkë me armën me vete, apo atë e kishte siguruar në Kavajë, tek ndonjë i njohur i tij. Sapo ka mbërritur në Gosë, Meçi, është drejtuar për në banesën e njerkut të tij për të kryer “hakmarrjen”. Disa orë më vonë rreth orës 22:00, ai qe afruar pranë banesës njëkatëshe të Sokolit, ka pritur aty pak kohë deri sa njerku i tij ka dalë nga banesa, për punë të tij personale. Falë errësirës që ishte në zonë, autori i krimit nuk kishte mundur të shihte mirë objektivin dhe për këtë nga krismat e armës Sokoli ka mundur të marrë vetëm disa plagë të lehta. Ndërkohë që fill pas kësaj ngjarjeje 20-vjeçari Flamur Meçi ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Nga ana tjetër persona që ndodheshin në vendin e ngjarjes, kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kavajës si dhe në të njëjtën kohë kanë transportuar për në spital shtetasin e plagosur. Nga deklarimet e dëshmitarëve si dhe vetë i plagosuri, policia ka arritur në konkluzionin se autor i këtij krimi është shtetasi i Flamur Meçi, i cili është arrestuar ditën e djeshme. Ndërkaq mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit një pushkë model 56. Mbi 20-vjeçarin do të rëndojë akuza e “vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›