Një shpend në motor rrezikon avionin në Rinas
Një avion, i cili sapo ishte
ngritur nga Rinasi, ka bërë
sërish ulje të detyrueshme për
arsye të një defekti në motor.
Një shpend kishte hyrë në motorin
e avionit, kur ai po ngrihej
dhe kjo ka sjellë shqetësime e
panik në radhët e pasagjerëve.
Burimet nga aeroporti bënë
të ditur se bëhet fjalë për një
avion që do të përshkonte linjën
Tiranë-Romë. Pa kaluar shumë
minuta nga ngritja, e cila është
kryer pa problem, piloti i avionit
ka kërkuar ulje të detyrueshme
për një problem të konstatuar
në motor. Menjëherë atij i është
dhënë leja për ulje në Aeroportin
e Rinasit, duke shmangur kështu
një tragjedi të mundshme. Të
gjithë pasagjerët janë trajtuar
me kujdes nga stafi i aeroportit,
mes të cilëve kishte edhe
shumë shqiptarë. Nga ana tjetër,
teknikët kanë nisur kontrollin
e avionit për disa orë për të
gjetur defektin në njërin prej
motorëve të tij. Në përfundim
është zbuluar se një shpend
kishte hyrë rastësisht në motor,
duke shkaktuar avarinë.
Ai kishte prishur sistemin e
helikës, duke sjellë probleme
serioze. Por, me rregullimin e
këtij defekti, avioni është bërë
sërish gati për udhëtim. Ndërsa
në lidhje me pasagjerët,
autoritetet e aeroportit "Nënë
Tereza" në Rinas thanë se ata
kanë kryer udhëtimin me një
avion tjetër. Ndërsa zyrtarisht,
ky incident nuk është pranuar
nga aeroporti. Incidente të ngjashme
kanë ndodhur edhe herë
të tjera në aeroport, por nuk
kanë qenë problematike dhe
stafi ka treguar gatishmërinë e
duhur për të shmangur ndonjë
tragjedi. Pak kohë më parë, një
"charter" u ul pa njoftuar në Rinas
dhe piloti italian u procedua
penalisht nga policia shqiptare.
Incidenti i dy netëve më parë
nuk ka sjellë shqetësime apo
bllokim të fluturimeve të tjera.
ngritur nga Rinasi, ka bërë
sërish ulje të detyrueshme për
arsye të një defekti në motor.
Një shpend kishte hyrë në motorin
e avionit, kur ai po ngrihej
dhe kjo ka sjellë shqetësime e
panik në radhët e pasagjerëve.
Burimet nga aeroporti bënë
të ditur se bëhet fjalë për një
avion që do të përshkonte linjën
Tiranë-Romë. Pa kaluar shumë
minuta nga ngritja, e cila është
kryer pa problem, piloti i avionit
ka kërkuar ulje të detyrueshme
për një problem të konstatuar
në motor. Menjëherë atij i është
dhënë leja për ulje në Aeroportin
e Rinasit, duke shmangur kështu
një tragjedi të mundshme. Të
gjithë pasagjerët janë trajtuar
me kujdes nga stafi i aeroportit,
mes të cilëve kishte edhe
shumë shqiptarë. Nga ana tjetër,
teknikët kanë nisur kontrollin
e avionit për disa orë për të
gjetur defektin në njërin prej
motorëve të tij. Në përfundim
është zbuluar se një shpend
kishte hyrë rastësisht në motor,
duke shkaktuar avarinë.
Ai kishte prishur sistemin e
helikës, duke sjellë probleme
serioze. Por, me rregullimin e
këtij defekti, avioni është bërë
sërish gati për udhëtim. Ndërsa
në lidhje me pasagjerët,
autoritetet e aeroportit "Nënë
Tereza" në Rinas thanë se ata
kanë kryer udhëtimin me një
avion tjetër. Ndërsa zyrtarisht,
ky incident nuk është pranuar
nga aeroporti. Incidente të ngjashme
kanë ndodhur edhe herë
të tjera në aeroport, por nuk
kanë qenë problematike dhe
stafi ka treguar gatishmërinë e
duhur për të shmangur ndonjë
tragjedi. Pak kohë më parë, një
"charter" u ul pa njoftuar në Rinas
dhe piloti italian u procedua
penalisht nga policia shqiptare.
Incidenti i dy netëve më parë
nuk ka sjellë shqetësime apo
bllokim të fluturimeve të tjera.