E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Fahredin Gunga" për Pascale Rose

Pas shkrimtarëve Ismail Kadare, Jevrem Brkovic e John Updike, laureatëve të çmimit letrar ndërkombëtar "Kepi i Shpresës së Mirë - Fahredin Gunga" iu shtohet edhe një shkrimtare femër. Kanë qenë anëtarët e jurisë Ali Podrimja, Murat Bejta dhe Avni Spahui të cilët kanë përzgjedhur shkrimtaren franceze Pascale Rose, fituesen e këtij çmimi letrar, që jepet në Mitrovicë. Ajo është shprehur e nderuar për këtë çmim poetik me një emërtim kaq simbolik dhe domethënës, i tillë siç është "Kepi i Shpresës së Mirë - Fahredin Gunga". "Shpresa është dhimbje e përvojës që bëhet një fushë ku përjetohet dashuria, pavarësisht se ku ndodh ajo, në Francë, Ballkan apo diku tjetër, për të kuptuar njëri- tjetrin. Jam shumë e prekur, sepse jam e nderuar këtu në Mitrovicë", tha shkrimtarja Pascale Rose. Organizatorët mendojnë se ky aktivitet, që mban emrin e poetit të Mitrovicës, në të cilin përfshihen një listë me emrat e autorëve të mëdhenj që kanë shpërthyer kufijtë botërorë të letërsisë, do të ndihmojë që Mitrovica dhe Kosova të identifikohen më tepër me kulturë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›