Kontrollet: Duhet të nisin që 1 vjeç
Rreth 50% e fëmijëve të moshës nga 1 deri në 4 vjeç kanë probleme me dhëmbët. Kjo është vërtetuar nga një studim i kohëve të fundit realizuar në çerdhet e Tiranës.
Sipas kontrolleve të kryera, rezulton se kariesi i fëmijërisë së hershme është një nga sëmundjet më të përhapura te fëmijët. E gjitha kjo, sipas specialistëve, vjen si pasojë e mosushqyerjes me gji. Shumica e nënave të reja kohët e fundit kanë filluar t‘i ushqejnë foshnjat e tyre me qumësht të blerë dhe jo në mënyrë natyrale, pa e kuptuar se kjo mund të dëmtojë seriozisht dhëmbët e fëmijëve. Të dhënat mbi këtë sëmundje dhe projektet për luftën kundër saj u bënë publike në një konferencë mbarëkombëtare, në Tiranë, me specialistë të stomatologjisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Nga statistikat e këtij studimi rezulton se në Tiranë vetëm 27% e fëmijëve ushqehen me gji.
Kariesi është një nga sëmundjet dentare që fillon që prej moshës 1-vjeçare. Stomatologët rekomandojnë nisjen e kontrolleve të shpeshta te dentisti. Sipas tyre, kjo madje duhet të kthehet në kulturë që në vitin e parë të jetës së fëmijëve.