Kubë, nisin grevën pesë disidentë
Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga vdekja e disidentit kuban Orlando Zapata, i cili ndërroi jetë në burg pas një greve të gjatë urie, pesë opozitarë të tjerë të Fidel Castros, kanë nisur një proteste analoge, duke kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. 42 vjeçari, Zapata, vdiq pas 85 ditësh në grevë urie. Pavarësisht se gjendja e tij shëndetësore paraqitej e rënde prej kohësh, vetëm javën e kaluar autoritetet kubaneze autorizuan lëvizjen e tij nga qelia në infermierinë e burgut.