Meksikë, 7 të vdekur nga përleshjet mes ushtrisë dhe narkotrafikantëve
Autoritetet meksikane kanë njoftuar se përleshjet e armatosura ndërmjet ushtrisë dhe të dyshuarve si narkotrafikantë në qytetin verilindor të Tamaulipas, shkaktuan 7 persona të vdekur dhe 11 të plagosur. Në të njëjtin njoftim thuhet se njëri prej të vdekurve dhe 11 të plagosurit janë efektiva të ushtrisë meksikane, të cilët ranë pre e një prite ngritur nga narkotrafikantët gjatë orarit të patrullimit. Përleshjet me armë në kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikes mes narkotrafikantëve dhe ushtrisë meksikane detyruan Departamentin e Mbrojtjes në Meksiko, të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet kufitare me SHBA-në, Reynosa, Miguel Aleman dhe Valadeces. Ky bilanc viktimash, pason skenat e dhunës dhe të tjerë viktima të pak ditëvë më parë kur u ekzekutuan 13 persona , mes të cilëve 5 policë dhe disa fëmijë. Ishin një grup personash në shtetin e Oaxacass të armatosur që mësynë në disa shtëpi të një fshati, duke provokuar tragjedinë e radhës. në fillim të muajit shkurt, u vranë gjithashtu 14 persona të tjerë në një qytezë ne kufi me SHBA-në. Që nga fillimi i vitit, 350 persona kanë humbur jetën në atë që konsiderohet si një nga qytetet më të rrezikshme të botës.