E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të presë kryeministrin grek

Lajmi bëhet i ditur nga presidenca amerikane, ku Greqia cilësohet si një aleate e vjetër e SHBA-së për promovimin e prosperiteti dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.

Jorgos Papandreu i deklaroi dje parlamentit grek, se frika më e madhe përsa i takonte ekonomisë greke, ishte konfirmuar.

"Historia konfirmoi frikën tonë më të madhe. Dëmi është i pallogaritshëm. Nuk është vetëm financiar apo fiskal, por ndikon edhe në pozicionin e shtetit dhe asnjë vend tjetër nuk do t'i paguajë borxhet tona'', deklaroi Papandreu në parlament, pas një vizite të inspektorëve ekonomikë të Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›