E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa brengoset për gola

Nga Express më 22 prill 2011 në ora 19:30

Sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka pranuar se mungesa e golave për gjigantin katalon në javët e fundit ka filluar ta brengosë.

Ylli spanjoll nuk ka realizuar prej dy golave për Spanjën, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012, kundër Republikës Çeke më 25 mars, ndërsa goli i tij i fundit për Barcelonën ishte përballë Real Mallorcës më 26 shkurt.

“Si çdokush tjetër, tani kam filluar të brengosem rreth periudhës së gjatë pa shënuar gol”, tha Villa për të përditshmen sportive spanjolle AS. “Por, nuk kam çka të bëj tjetër për t’ju kthyer golave përveç të vazhdoj të punoj shumë”, shtoi ai.

Villa komentoi edhe humbjen 1-0 nga Real Madridi në finale të Copa del Rey, të mërkurën mbrëma dhe theksoi se është me rëndësi që gjiganti katalon të mbetet i përqendruar dhe të përfundojë sezonin në mënyrën më të mirë në mundshme.

“Është me rëndësi për ne të mbetemi të qetë. Ekipi jep gjithçka për të nxjerrë rezultate të mira në fazën përfundimtare të sezonit”, përfundoi ai.

Villa iu bashkua Barcelonës nga Valencia në verën e vitit 2010 dhe deri më tani ka shënuar 21 gola në të gjitha garat për liderin e La Ligës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›