Japonia ndërton 100,000 shtëpi të përkohshme
Kryeministri japonez, Naoto Kan, paralajmëroi se shteti i tij planifikon të ndërtojë 100,000 shtëpi të përkohshme, ku do të strehoheshin shtetasit shtëpitë e të cilëve u shkatërruan gjatë tërmetit dhe tsunamit që goditën vendin.
Rreth 135,000 njerëz janë të strehuar aktualisht në 2,5000 strehimore të organizuara nëpër shkolla dhe qendra komunale, ndërsa shumë të tjerë përkohësisht qëndrojnë tek të afërmit e tyre.
Kryeministri japonez iu tha gazetarëve se afro 30,000 shtëpi do të kryhen deri në fund të muajit maj, njoftoi agjencia AP.
Paraprakisht, ai të premten paralajmëroi një buxhet shtesë prej 50 miliardë dollarësh për financimin e rimëkëmbjes, përderisa iu bëri thirrje japonezëve që gjatë festave të ardhshme t’i shpenzojnë paratë e tyre, me qëllim të ringjalljes së ekonomisë së vendit.
Pritet që javën e ardhshme parlamenti japonez të miratojë projekt-propozimin e buxhetit.
“Ky është hapi i parë drejt ndërtimit të Japonisë”, pohoi me këtë rast ministri japonez i Financave, Joshihiko Noda.