E Diel, 1 Nëntor 2026

Brus Lee shkelqimi i shkurter i nje legjende

Dragoi i vogel

Ishte nje ikone e kultures nje legjende e arteve marciale nje superyll i kinemase. Bruce Lee ishte madje edhe shume me teper se kaq. Ngjitja e tij ne majat e fames nderkombetare perfundoi me nje vdekje sa tragjike aq edhe te papritur dhe te parakohshme. Ai lindi me 27 nentor te vitit 1940 ne qytetin kinez te San Franciskos dhe nese do te kishte qene ende gjalle sot do te kishte pervjetorin e 70 te lindjes

Ylli i ri

Familja e Bruce u rikthye ne Hong-Kong vendin nga vinte kur Bruce ishte vetem 3 muajsh. Aty Bruce kaloi vitet e tij te para gjate te cilave mesoi Wing Chun Kung Fu qe me pas u shnderrua ne bazen e performancave te tij te suksesshme dhe te jashtezakonshme qe i dhane fame ne kinematografi. Aftesite e tij te lindura dhe mesimet qe mori ishin mjaftueshem per rritjen e tij artistike. Por edhe aktrimi ishte nje nga pasionet e tij dhe ai u shfaq ne filmin pare ne Hong-Kong ne moshen 18-vjecare. Roli i pare qe mori ishte ne filmin The kid ne vitin 1950.

Pasionin per teatrin dhe kinemane Lee e trashegoi nga i ati Lee Hoi Chuen i cili ishte kengetar operoje.

Rikthimi ne Amerike

Ne vitin 1959 Lee u kthye ne Amerike per te marre nenshtetesine qe i takonte duke qene se kishte lindur ne ate vend dhe per te studiuar filozofi ne Universitetin e Uashingtonit. Gjate studimeve Lee nisi qe te jepte mesime Kung Fu-je per te siguruar disa te ardhura financiare. Megjithate karizma e tij ishte shume e vecante dhe sensi i lidershipit e beri qe te terhiqej menjehere nga Hollivudi.

Debutimi

Suksesi i pare i Lee erdhi kur interpretoi katon ne nje adaptim komik te librit The Green Hornet. Edhe pse ishte nje rol dytesor ai mbeti ne mendjen e te gjitheve sepse loja e tij me artet marciale ishte e jashtezakonshme. Qe nga ai moment popullariteti i tij erdhi ne rritje.

Ne thelb te arteve marciale qendron nje sistem i tere filozofik qe Bruce e zhvilloi dhe qe quhet Jeet Kune Do. Eumlshte nje lloj arti qe mund te pershkruhet edhe si nje stil pa stil kur format dhe stilet qe praktikohen ne artet tradicionale marciale nderthuren me metoda me moderne. Sipas fjaleve te Lee behet fjale per nje forme te paforme.

Vazhdimi

Ne vitin 1972 Lee ftoi Chuck Norris kampioni boteror i karatese qe te luftonte kunder tij ne nje film qe titullohej Kthimi i Dragoit. Kur Norris e pyeti se cili do te ishte fitimtari i ndeshjes Lee iu pergjigj se padyshim do te ishte ai. Norris e pyeti Si ke ndermend qe te mundesh kampionin e botes ne karate. - Jo nuk ka ndermend qe ta mund por ta vras fare iu pergjigj Lee.

I gjithanshem

Pervecse ishte i jashtezakonshem ne aktrim dhe ne artet marciale Bruce ishte shume i zoti edhe ne shkrimin e skenareve te filmave dhe si regjisor i tyre. I tille i gjithanshem u shfaq ne Rikthimi i dragoit.

Hollivudi

Ndersa ishte ne mesin e filmimit te nje projekti Loja e Vdekjes Lee pati nje oferte nga Warner Bros per te prodhuar dhe per te marre pjese ne filmin e pare amerikano-hongkongas qe ishte Hyrja e Dragoit.

Suksesi dhe humbja

Hyrja e Dragoit ishte nje sukses komercial qe e futi Bruce ne seren e aktoreve me te famshem ne shkalle nderkombetare megjithate gjashte dite para shfaqjes se filmit Lee vdiq per shkak te komplikimeve te shkaktuara nga nje ilac.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›