E Diel, 1 Nëntor 2026

Dede Jemi gati per vlonjatet. Magani Nuk kemi aspak frike

Sot ora 16.00 supersfida e javes se 13-te Tirana-Flamurtari

Eumlshte nje sfide prestigji. Nje duel ndermjet dy prej emrave me te medhenj te futbollit shqiptar. Ndeshja e sotme Tirana-Flamurtari eshte perballja e skuadres qe ka dominuar gjate por tashme ka humbur shkelqimin dhe e ekipit te talentuar qe shpreson te riktheje lavdine e dikurshme. Bardheblute tentojne te ngrihen pas nje starti te veshtire te sezonit ndersa kuqezinjte nuk kane aspak ndermend qe ta leshojne kreun pikerisht ne momentin e tyre me te mire. Aktualisht kryeqytetasit renditen te katertit me 18 pike te grumbulluara ne 12 ndeshje 10 pike me pak se vlonjatet e vendit te pare. Dueli ka nisur shume kohe perpara se skuadrat te zbresin ne ringun me emrin Qemal Stafa. Pa polemika por me provokime. Pa rritur dozat e tensionit megjithate duke pasur besim maksimal ne forcat e tyre. Objektivi eshte vetem nje piket e plota. As Tiranes e aq me pak Flamurtarit barazimi nuk i intereson.

Bardheblute vijne ne kete takim pas nje ecurie relativisht pozitive tri fitore ne kater ndeshjet e fundit ne kampionat te cilave u shtohet edhe kualifikimi thuajse i sigurt ne cerekfinalet e Kupes pas triumfit 0-3 ne ndeshjen e pare me Aden e Velipojes. Megjithate kryeqytetasit vazhdojne te kene probleme me rrogat. Lojtaret kane nisur serish te ngrene zerin kunder drejtuesve duke pretenduar shlyerjen e pagave te tre muajve te fundit. Megjithate pavaresisht problemeve financiare trajneri Nevil Dede shprehet optimist per kete ndeshje. Shpresoj qe vlonjatet te vazhdojne te na nenvleresojne ashtu sikunder ata mendojne tha drejtuesi i stolit te Tiranes. Personalisht mund te them se jemi gati per kete sfide. Kemi potencialin qe ta mposhtim Flamurtarin edhe pse ata vijne pas nje serie pozitive. Jam i bindur se do tia dalim qe te marrim tri piket luajme ne fushen tone dhe do te kemi mbeshtetjen e tifozeve.

Ne anen tjeter vlonjatet nuk i tremben aspak sfides me 24 here kampionet. Ata paraqiten ne Tirane me statusin e kryesuesve por ajo qe eshte me e rendesishme si ekipi me ne forme i kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ka regjistruar pese fitore radhazi ndersa ne tri ndeshjet e fundit ka arritur te mposhte rivalet direkt ne garen per titull Skenderbeun dhe Dinamon. Ne javen e dyte te Superiores Flamurtari fitoi perballe bardhebluve ne Vlore me rezultatin 2-1 dhe synon qe ta perserise suksesin edhe ne kete ndeshje. Nuk i kam aspak frike eshte sfida e hapur qe ka dale nga goja e Maganit. Flamurtari nuk i trembet asnje kundershtari. Kam ne dispozicion nje super skuader dhe per me teper mund te them se po kalojme nje forme te shkelqyer. Synojme te ruajme ecurine pozitive dhe te vazhdojme te qendrojme ne krye te kampionatit. Ne dime te fitojme edhe kur luajme ne fushe kundershtare dhe besoj se ky eshte momenti me i mire per ta konfirmuar kete fakt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›