Irak: Ushtria amerikane përfundon misionin

Aktualisht në Irak ndodhen 4,000 ushtarë amerikanë, që së shpejti pritet ta braktisin këtë vend. Vetëm rreth 200 ushtarë do të mbesin në Irak si këshilltarë.
Gjatë ceremonisë në Bagdad, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta, tha se SHBA’të do të vazhdojnë të ndihmojnë popullin irakian.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ndërkaq theksoi se SHBA pas vetes po lënë “një Irak sovran dhe plotë vetëbesim”.
Afro 4,500 ushtarë amerikanë dhe mbi 100,000 ushtarë irakianë janë vrarë gjatë luftës në Irak, ndërsa janë plagosur edhe afro 30,000 ushtarë amerikanë. Lufta në Irak SHBA’ve iu ka kushtuar afro njëmijë miliardë dollarë.
Republikanët e kanë kritikuar tërheqjen e ushtarëve, duke shprehur shqetësime për stabilitetin e Irakut. Mirëpo, sipas disa anketave, shtetasit amerikanë e mbështesin plotësisht tërheqjen e forcave amerikane nga Iraku.