Fajon: Heqja e vizave për Kosovën, pas dy vjetësh
Raportuesja e Parlamentit Evropian për çështjet e vizave, Tanja Fajon, ka deklaruar se Kosova duhet të pres së paku edhe dy vjet për liberalizimin e vizave.
“Do të duhen edhe dy vjet derisa Kosova të fitojë regjimin pa viza për në shtetet e BE-së. Nga Prishtina do të kërkohet që t`i plotësojë kushtet teknike”, ka thënë Fajon për të përditshmen e Novi Sadit, Dnevnik.
Ndërkaq, sa i përket numrit të azilkërkuesve nga rajoni i Ballkanit, Fajon ka thënë se për Serbinë, numri i tyre nuk do të ndikojë në marrjen e statusit të kandidat për BE.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë më herët ka raportuar se nga 10.300 kërkesa të përgjithshme, Serbia, së bashku me Kosovën, ka qenë vendi i tretë për nga numri i azilkërkuesve në 44 shtete të zhvilluara.