E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prehet ne treg mishi. Ende nuk dihet si do varroset Gadafi

Autoritetet e reja libianë ende nuk kanë një marrëveshje për mënyrën dhe vendin e varrimit të Muamar Gedafit. Trupi i tij ndodhet në një dhomë frigoriferike në një treg mishi në periferi të qytetit të Misratës dhe sic njoftojnë korrespondentët, një mori njerëzish formojnë ende radhë të gjata për të hedhur një sy në atë që ka mbetur nga ish-koloneli  i Tripolit.

Mjaft prej tyre mbajnë maska në fytyrë për të mos ndjerë erën e keqe. Tashmë janë bërë dy ditë që Gedafi u gjend dhe u vra, mirëpo trupi i tij ende nuk është varrosur, në kundërshtim me zakonet islame.

Kryeministri në detyrë i Libisë, Mahmoud Jibril i tha BBC-së do të donte që Gedafi të ishte kapur i gjallë.
“Do të doja shumë të dija përse ai bëri gjithë këtë ndaj popullit libian. Do të doja të isha prokurori në gjyqin e tij”, tha Xhibril. Sipas tij, një hetim i plotë për vdekjen e kolonelit, sic kanë kërkuar Kombet e Bashkuara, do të mirëpritet nga autoritetet në Tripoli.

Këto të fundit përgatiten të shpallin zyrtarisht çlirimin e Libisë, po ndërkaq ndodhet nën presion për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Gedafit në qytetin e tij të lindjes, Sirte. Shtetet e Bashkuara kërkuan një hetim të hapur dhe transparent, pasi videot e publikuara tregojnë se Gedafi u kap i gjallë dhe më pas, u deklarua i vdekur.

Zyrtarët thanë se ai u vra në një shkëmbim zjarri, një version jo bindës. Gazetarët në Libi thonë se shumë pak libianë, në fakt, janë të shqetësuar për fundin poshtërues të diktatorit, të cilin e kanë festuar në cdo cep të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›