E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fajon: Kosova e ka vetë në dorë të ardhmen

Eurodeputetja Tanja Fajon ka deklaruar se integrimi i Kosovës në strukturat evropiane varet nga vetë liderët e shtetit të ri.

Në një intervistë për një radio kosovare, Fajon është shprehur se është e rëndësishme që Prishtina të plotësojë kushtet e parashtruara nga BE, në veçanti luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Integrimi evropian i Kosovës dhe përfshirja e saj në procesin e liberalizimit të vizave është në duart e politikanëve të Kosovës, të cilët duhet të bëjnë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", ka pohuar Fajon.

Më tej ajo ka shprehur shqetësimin e saj për faktin se Kosova mund të mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk do të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave.

"Duhet ta pranoj se jam e shqetësuar nga fakti se Kosova është lënë jashtë këtij procesi. Mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova të marrë udhëzuesin për vizat", ka shtuar Fajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›