E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, lirohet regjisori Jafar Panahi

Regjisori iranian, Jafar Panahi, i burgosur nga maji i shkuar në burgun e Evinit, në Teheran, është lënë i lirë pas pagesës me kusht prej 160 mijë eurosh.

Lajmin për lirimin e tij është bërë i ditur nga prokurori i kryeqytetit iranian për agjencinë e lajmeve "Fars".

Konfirmimi ka ardhur edhe nga bashkëshortja e regjisorit që ka marrë në vitin 2000 "Luanin e Artë" në Venecia.

"është mirë, por po e çojmë një vizitë tek mjeku", ka theksuar e shoqja.

Panahi është një ndër zërat më të fuqishëm të opozitës në Iran dhe për lirimin e tij ka pasur një jehonë dhe presion ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›